+49 69 363 973 4207
+41 44 500 9659
038 235 235
Need help? Speak to one of our experienced travel consultants


SALES AGREEMENT



Në bazë të Ligjit për Turizmin 04/L-176, miratuar me 11.04.2012 i cili rregullon veprimtaritë turistike dhe aktivitetet tjera përcjellëse të licensuara nga Ministria përkatëse, palët:


  1. NTSH Eurokoha-Reisen me nr. biznesi 80085940, me seli kryesore në Prishtinë, (të ceket lloji i kompanisë, adresa , numri kontaktues, dhe përfaqesuesi – apo personi kompetent që ka autorizim për të lidhur këto kontrata) (më tutje


  1. EMIN BEQIRI nga LIPJANI me numër personal 1015005447 me adresë banimi RR LIPJAN email adresë telefon kontaktues-044918987 (më tutje Konsumatori);


lidhin këtë


KONTRATË PËR ARANZHMANIN TURISTIK TË PUSHIMIT




1 Përshkrimi


    1. Agjencioni Turistik Eurokoha Reisen është kompani e regjistruar në Republikën e Kosovës sipas ligjeve në fuqi si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara. Për të realizuar qëllimet e veta për të cilat është themeluar, Agjencioni ofron shërbime turistike sipas ofertave përkatëse, për të cilat shërbime është licencuar paraprakisht sipas procedurave të nevojshme.


    1. Konsumatori, sipas ofertës së Agjencionit pranon të lidhë kontratë për shërbimet e ofruara – kontraktimin e Aranzhmanit Turistik të Pushimit.



2 Mbi Aranzhmanin Turistik


2.1. Sipas neni 14 të Ligjit për Turizmin – Agjencioni përgaditë dhe ofron Paketën Turistike të shërbimeve të cilat shiten për aranzhmane që zgjasin më shumë se njëzet e katër (24) orë.


2.2. Konsumatori ka të drejtën e plotë të zgjedhjes së Paketës Turistike për Aranzhmanin e kontraktuar sipas skemës ofertuese të Agjencionit.


2.3. Kjo zgjedhje e skemës ofertuese nga Agjencioni do t’i bashkangjitet kësaj kontrate si aneksi nr.: 1 (Info Sheet).



3 Paketa Turistike


3.1. Sipas kritereve të përcaktuara me Ligjin për Turizmin programi i Paketës Turistike përmban:

a). emrin dhe adresën e agjencisë turistike – organizatore;

b). vendin, datën, kohën e nisjes dhe kthimit të udhëtimit;

c). destinacionin, periudhën e qëndrimit, detajet tjera nëse udhëtimi është i ndarë në pjesë, mënyrën e udhëtimit, karakteristikat dhe kategoritë e llojit të transportit të përdorur;

ç). llojin e akomodimit, vendndodhjen, kategorinë ose shkallën e rehatisë dhe karakteristikat kryesore të tij si dhe klasifikimin e tij turistik;

d). koha e ushqimit (nëse është pjesë përbërëse e akomodimit);

dh).informacione të përgjithshme mbi kërkesat për pasaporta, viza dhe formalitetet shëndetësore të nevojshme për udhëtim dhe qëndrim;

e). çmimin e paketës turistike

ë). emrin dhe të dhënat për ndërmjetësuesin / organizatorin e Agjencionit (i cili operon në vendin e destinacionit përfundimtar) – nëse Agjencioni nuk operon vetë por me ndërmjetësim në organizim.


3.2. Në rast të kërkesave të veçanta të konsumatorit i cili është i gatshëm të paguajë për këto kërkesa – brenda një afati të toleruar që do të përcaktohet nga Agjencioni mund të bëhen ndryshime të Paketes Turistike sipas mundësive ekzistuese.


  1. Rezervimi dhe pagesa


    1. Konsumatori në mënyrë që t’i qaset ofertës që ka zgjedhur duhet të bëjë rezervimin e aranzhmanit turistik përmes paketës turistike që ka zgjedhur nga oferta.


    1. Agjencioni obligohet paraprakisht që ta njoftojë konsumatorin se çmimi përfundimtar i paketës turistike të aranzhmanit që ka zgjedhur konsumatori mund të ndryshojë në të ardhmen – deri te momenti i konsumimit të tij varësisht nga oferta dhe kërkesa në treg – po jo me vonë se 25 ditë para datës së përcaktuar të nisjes.


    1. Në rast të ndryshimeve të papritura në çmim të cilat janë ndryshuar nga ndërmjetësuesi i Agjencionit dhe jo nga vet Agjencionit, Konsumatori njoftohet jo më vonë se 24 orë.



    1. Rezervimi quhet i tillë vetëm kur paguhet totali / 30% / 50% i shumës së përgjithshme të paketës turistike.


    1. Rezervimi vërtetohet me dëshminë e pagesës nga konsumatori me përshkrimin “Pagesë për Paketën e Aranzhmanit Turistik” e cila bëhet:

a). me para kesh në zyrën e Agjencionit – për të cilën pagesë i lëshohet dëshmi e rregullt;

b). përmes deponimit të pagesës sipas faturës së lëshuar nga Agjencioni në llogaritë e tij në ndonjërën nga bankat komerciale;


    1. Vetëm pasi të paguhet rezervimi – sigurohet si i tillë në favor të konsumatorit.


    1. Kjo pagesë e rezervimit prodhon efekte juridike për palët në këtë kontratë. Pagesa e rezervimit është provë e vullnetit të konsumatorit e cila dëshmon se i ka pranuar kushtet e paketës turistike pa përjashtim sipas precizimeve të nenit 3 të kësaj kontrate lidhur me Përmbajtjen e Paketës, dhe neni 4 paragrafet 1 - 6.



5 Ndërrimi i datave të nisjes / shfrytëzimit të aranzhmanit


    1. Për shkaqe si rrethana personale apo të jashtëzakonshme që i kanosen konsumatorit prejt të cilave pamundësohet konsumimi i paketës turistike të paguar për datat dhe periudhën e caktuar – konsumatori ka të drejtë të kërkojë ndërrimin e tyre (krahas mundësive operative të operatorëve të involvuar).


    1. Agjencioni do të mundohet të veprojë sipas kërkesës së konsumatorit duke u përpiqur ta realizojë zëvendësimin apo ndërrimin më të mirë të mundshëm jo vetëm të datave të udhëtimit por edhe të paketës turistike në tërësi – nëse një gjë e tillë kërkohet nga konsumatori (varësisht nga gjobat që aplikohen nga operatori hotelier dhe operues).


    1. Me rastin e ndërrimeve apo zëvendësimeve në aranzhman – konsumatori obligohet të paguajë diferencën në të paguajë diferencën në çmimin e paketës turistike dhe gjobat që parashihen nga operatorët e jashtëm.


    1. Nëse Konsumatori nuk është i kënaqur me zgjedhjen më të mirë të mundshme të ofruar, në mënyrë të njëanshme Agjencioni shkëputë kontratën për Aranzhmanin Turistik të Pushimit – dhe nga pagesa(t) e bërë nga Konsumatori do ta ndalë 30% të shumës së përgjithshme aktuale të paketës turistike në shenjë kompenzimi administrativ.


6 Transferimi / Ndërrimi i Konsumatorit


    1. Në pamundësi të veprimit sipas paragrafeve 1, 2, dhe 3 të nenit 5, konsumatori ka të drejtë që aranzhmanin e paguar ta trasferojë në emër të një konsumatori tjetër.


    1. Këtë transferim konsumatori obligohet ta kërkojë jo më vonë se 20 ditë para nisjes për aranzhman. Në të kundërten Agjencioni vepron sipas nenit 5 paragrafi 4.


7 Ankimimi dhe Kompenzimi


    1. Pasi që Konsumatori të vendoset në Hotel – në rast të pakënaqësive ka të drejtë të parashtrojë ankesë pranë Agjencionit (me email apo drejtëpërdrejtë në zyret e Agjencionit) – duke arsyetuar ankesën e tij, por jo më vonë se periudha 24 orëshe.

Çdo ndyshim në kategori të hotelit mund të rezultoj me diferencë në çmim. Ndonjëherë ndyshimi i hotelit është i pamundur për shkak ngarekesave të mëdha për akomodime dhe udhëtime.


    1. Nëse një përmirësim i tillë është i pamundur Agjencioni organizon kthimin e menjëhershëm prapa të Konsumatorit. Pas kthimit – me marrëveshje duke marrë në konsideratë diferencën mes pagesave të Konsumatorit dhe shpenzimeve të krijuara për llogari të tij – Agjencioni vendos për shumën e kompenzimit.



8 Zgjidhja e Konfliktit


    1. Në rast të moszbatimit të kësaj kontrate, palët kontraktuese do të përpiqen që konfliktin apo mosmarrëveshjet t’i zgjidhin nëpërmes bisedave të mirëfillta të dyanshme.


    1. Nëse këto biseda rezultojnë pa sukses – kompetente për zgjidhjen e konfliktit apo mosmarrëveshjeve është Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm.


    1. SIGURIM SHENDETESOR NE UDHETIM NUK ESHTE I PERFSHIRE.- I ESHTE PROPOZUAR TA BEJNE PALEVE


    1. PASAPORTAT DUHET TE JENE VALIDE MBI 6 MUAJ



Konsumatori deklaron se me kujdes i ka lexuar dhe pranuar kushtet e kësaj kontrate dhe me vullnet të plotë e nënshkruan në shenjë pajtimi.


Prishtinë, 09.2015



Agjencioni Eurokoha Reisen, (të dhënat e konsumatorit)

(përmes përfaqësuesit të autorizuar)


ARZANA SELIMI MALSIA -A.SELIMI@EUROKOHA.NET Emin Beqiri

Emri, Mbiemri dhe Nënshkrimi Emri, Mbiemri dhe Nënshkrimi